Në grupin e Bashës kishte një person të infiltruar nga Berisha! Politikani i njohur plas deklaratën ‘bombë’

Ish-deputeti Spartak Braho komentoi edhe rezistencën e Lulzim Bashës ku tha se kryedemokrati ‘korri atë që mbolli’, pasi duhet ta kishin përjashtuar me kohë Berishën nga Partia Demokratike.

“Edhe Basha kishte marrë masa dhe e blindoi. Po Berisha e ka blinduar shtëpinë? Më mirë se e njeh Basha Berishën nuk e njeh askush. Aty në grupin e Bashës kishte një person të infiltruar nga Berisha, bënte lojë dyfishe nga njëra anë njoftonte Berishën dhe pastaj Bashën.

Basha dhe grupi korrën atë që mbollën, këta e kanë mbajtur deri më sot Berishës, duhet të kishte ikur me kohë, nuk kishin forcë, servilë politikë të Berishës që në çdo orë të ditës i përdhunonte i rrihte.

Të tërë këta që po flasin kundër Berishës në viti kanë linçuar deklarata pro Berishës, ca kanë thënë si e kanë mburr Berishën”, vijoi ai.

TE TJERA

spot_img