Hoxha tregon se çfarë i ka “dhuruar” Sali Berisha në 8 janar Lulzim Bashës: Tashmë është e qartë

Gazetari Artan Hoxha deklaroi mbrëmjen e sotme se Sali Berisha nuk mund të bëjë kurrë një proces me kushte demokratike.

Hoxha tha se Partia Demokratike është e çarë në dy pjesë ku secili po përpiqet të marrë më shumë nga krahu i vet.

“Unë jam i prirur të nisem nga faktet. Dhe kam parë që ata përsëriten. Nuk kam pikën e dyshimit që Berisha do bëjë atë që ka bërë gjithmonë. Berisha nuk i ka veshur kurrë proceset demokratike.

Lulzim Basha po mundohet që shishen e rakisë ta lërë të dekantohet. Secili po përpiqet të marrë sa më shumë nga krahu i vet. Tashmë është e qartë që PD është e çarë në dysh”, deklaroi ai.

Hoxha theksoi se Berisha i ka dhënë Bashës një fitore me protestën e 8 Janarit për shkak se arriti të rezistojë përballë rrethimit.

“Berisha i ka dhënë Bashës të vetmen fitore që ka në CV e vet. Basha ka humbur zgjedhje dhe kauza. E vetmja fitore e Bashës është rezistenca përballë rrethimit të Berishës. Kush është administrator i godinës.

Albert Avdyli doli sot dhe tha do vazhdojnë fortifikimet. Ne nuk e dinim. Dhe vijmë tek e fundit. Ndërhyrja e Ramës në këtë histori më duket më pa vend. Rama duhet të qëndrojë larg kësaj gjëje”, tha Artan Hoxha për ABC News.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...