E papritur/ Rama takohet në Vlorë me deputetin Demokrat (FOTO)

Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu, rreth dy javë më parë është takuar me kryeministrin Edi Rama në Vlorë.

Ka qenë Fax News që ka siguruar fotot.

Ky takim mes tyre ndodh në një moment kur situata në Partinë Demokratike është tepër delikate për shkak të përplasjes mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Veç të tjerash ka akuza për bashkëpunim me qeverinë. Berisha thotë se Bashë është peng i Ramës, ndërsa Basha thotë se Berisha është tub oksigjeni për kryeministrin.

Pas publikimit të fotove, ai ka reaguar për abcnews.al, ku shkruan se ka qenë takim rastësor.

“Nuk ka asgjë më shumë sesa duket në foton e nxjerrë si sensacion nga specialistët e manipulimit dhe të dhunës verbale e fizike. Është një përshëndetje 2 muaj më parë (13 nëntor), siç këmbehen 2 njerëz në të njëjtin mjedis dhe kaq!

Në kulturën dhe formimin tim nuk kam asnjë kompleks të përshëndes këdo. Në jetën time profesionale kam takuar dhe do takoj pafund njerëz me bindje të ndryshme politike, me pozicione të ndryshme e statuse të ndryshme. I besoj sjelljes qytetare dhe profesionale!

Me Edi Ramën nuk kam bërë kurrë asnjë pazar, asnjë marrëveshje, asnjë cënim të interesit publik!

Nga një anë më vjen keq që bëjnë qimen tra. Nga ana tjetër, më vjen mirë që kanë kaq shumë interes për aktivitetin tim politik dhe privat.

Të tilla lajme të sajuara keq i konsideroj si përpjekje shumë idiote për shantazh! Le të vazhdojnë! Unë kam zgjedhur të punoj për një të ardhme më të mirë për Partinë Demokratike dhe për vendin!”, shkruan ai./albeu.com

TE TJERA

spot_img