Deputeti i PD-së zbulon planin e fshehtë të Ramës dhe Bashës

Tritan Shehu nuk e njeh vendimin e kryesisë për përjashtimin e Sali Berishës nga PD dhe pezullimin e tij nga kjo parti. Pasi sipas tij që prej 11 Dhjetorit, PD drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit.

Shehu theksoi se gjendja në të cilën është sot PD-ja, ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të hershëm të Bashës me Ramën për ta shkatërruar atë.

“Kush kryesi është? PD bëri Kongresin e saj, bëri referendumin që konfirmoi shkarkimin e kryetarit, krijoi Komisionin e Rithemelimit që drejton PD së bashku me Kuvendin që vazhdon të jetë aktiv, derisa të bëhet Kuvendi tjetër në muajin mars.

Basha ka pasur një linjë bashkëpunimi me Ramën për të shkatërruar PD. Filloi ndoshta me një çadër, por jam i bindur që mori dimensionet katastrofale me dorëzimin e mandateve, që na la pa asnjë drejtim administrativ.

Kjo nuk është një gabim, por një vepër e qëllimshme për të nxjerrë PD jashtë loje. Demokratët janë të vendosur të bëjnë një luftë opozitare të fortë, janë të vendosur të përmbysin këtë regjim”, tha Shehu në Klan News.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...