VIDEO: U tha se ishte ai që po puthej me Bora Zemanin, balerini i njohur sqaron të vërtetën e videos që i bëri lëmsh të gjithë

Graciano Tagani dhe Argjira Spanca prej disa muajsh kanë konfirmuar lidhjen e tyre.

Ata kanë deklaruar se po bashkëjetojnë në Tiranë dhe shpesh postoj foto e video me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Disa ditë më parë në rrjet qarkulloi një video e tyre duke u puthur në prapaskenat e “E diell”. Mirëpo, duke qenë se në video ata shfaqeshin në profil, u krijuan goxha polemika.

Përdorues të ndryshëm të rrjeteve sociale shkruan se vajza në fjalë është Bora Zemani. Nuk dimë të themi nëse këtë hipotezë e bënë për klikime e zhurmë apo iu bënë sytë, por videoja u bë goxha virale.

Sot balerini ka reaguar për herë të parë. Ai postoi në Instastory videon e shumëpërfolur duke etiketuar Argjirën teksa videon e ka shoqëruar me mbishkrimin “Jeta time” dhe një emoji zemre.

Indirekt ai iu është përgjigjur spekulimeve duke konfirmuar se vajza në fjalë është Argjira, pavarësisht ngjashmërisë së saj me Borën në këtë rast.

Graciano ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes kohët e fundi, për shkak të deklaratave të forta që ka bërë herë pas herë në lidhje me ‘BBV’, pasi dy nga konkurrentët e këtij sezoni janë miqtë e tij më të mirë, fillimisht Fifi e tani Einxhel.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...