SALI BERISHA PËRJASHTOHET PËRGJITHMONË NGA PD! PAS DISA …

Kryesia e PD ka vendosur të përjashtojë përgjithmonë nga partia ish-kryeministrin Sali Berisha dhe 27 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit.

Burimet bëjnë me dije se pas mbledhjes së djeshme, kryesia e selisë blu ka përjashtuar, Flamur Nokën, Bujar Nishanin,

Albana Vokshin, Edmond Spahon, Arben Ristanin dhe Keltis Krujën. Një ditë më parë, Basha mblodhi kryesinë e Partisë Demokratike në selinë blu, dy ditë pas protestës së dhunshme të ish-kryeministrit Sali Berisha të shtunën e 8 janarit.

E shtuna ishte një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike por edhe për imazhin e vendit. Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike.

U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha shkoi vetë dje në selinë e PD, ndërsa i cilësoi ‘dhunuesit’ si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të ‘Lul Bravës’.

Ndërkohë, Report Tv mëson se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të merren në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit. Burime për Report Tv nga prokuroria konfirmojnë lajmin se do të thërrasin Berishën dhe Bashën si dëshmitarë. Burimet bëjnë me dije se thirrja e tyre do të bëhet në ditët në vijim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME