‘Qëllimi maksimal nuk u arrit’, Berisha bën paralajmërimin e fortë: Herën tjetër do bëjmë përgatitje më serioze

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka pranuar se protesta e 8 Janarit nuk e arriti qëllimin e saj maksimal, që ishte marrja e selisë së Partisë Demokratike.

Ai u shpreh në Euronews Albania se gazi lotsjellës nuk mund të përballohej në ambiente të mbyllura, por paralajmëroi se herën tjetër protestuesit do të përgatiten më mirë për të hyrë në ndërtesë.

“Policia e pa që kishte rrezik që protestuesit do merrnin ndërtesën. Edi rama është i tmerruar. Ai të gjithë sigurinë e tij e ka mnbështetur te blindet dhe këtë e aplikoi te selia e PD-së. Fakti që revolucioni paqësor i shkriu blindet, është një tmerr për Edi Ramën. Tani i ka ngelur vetëm gazi, por edhe gazi ka mjetet e veta.

Qëllimi maksimal nuk u arrit. Ishte gazi që nuk përballohej në ambientet e brendshme. Pajisjet anti-gaz gjenden me vështirësi, ndaj do bëhen përgatitje më serioze herën tjetër dhe shtëpia do pastrohet nga vrasësit dhe trafikantët”, tha Berisha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...