Publikohen videot me momentet e zjarrta të Einxhel e Dj Dagz që po ‘thyen’ rrjetin, moderatorja merr vendimin e papritur

Çifti më i ri i krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Einxhel dhe Dj Dagz, kanë shijuar sërish suitën. Edhe pse moderatorja ishte shprehur se nuk do të shkonte më aty, duket se ka ndryshuar mendim.

Ata kanë shijuar sërish jakuzin e vendosur në suitën luksoze, ku nuk kanë munguar momentet romantike mes tyre.

Me dritat e fikura dhe të mbuluar nga shkuma, Einxhel dhe Dj Dagz nuk i kanë kursyer puthjet.

Por jo vetëm kaq, pasi Arbëri dhe moderatorja i kanë dhuruar publikut edhe një kërcim romantik. Të përqafuar, ata kanë shijuar tingujt e muzikës duke kërcyer.

Ndërkohë kujtojmë se të dy janë në nominim së bashku me Ilirin, e sonte njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...