Grida Duma nuk është ”mirë”: Përjashtimi i …

Së fundmi është zbardhur qëndrimi i nënkryetares së PD-së, Grida Duma në mbledhjen e Kryesisë e cila mësohet të jetë shprehur se marrja e vendimeve në kohë është më e rëndësishme se vetë vendimi.

“Ne marrim vendime me vonesë” u është drejtuar Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, të pranishmëve në mbledhje.

Duma mësohet se është shprehur që këto veprime në PD duhet të ishin qartësuar që nga pezullimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar pasi ai më herët u shpall “non grata”.

Duke u ndalur tek dhuna e protestës së 8 janarit, Duma mësohet të jetë shprehur se mund të ishin sakrifikuar njerëz por Zoti i ndihmoi, ndërsa për Berishën është shprehur se ai gaboi vetë dhe i tregoi shqiptarëve që kishte mbetur ai i ‘97, pa asnjë reflektim.

Sjellim ndërmend se pas një mbledhje deri në orët e para të mëngjesit, Kryesia e PD ka përjashtuar përgjithmonë nga partia Sali Berishën dhe 8 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit.

Konkretisht emrat e përjashtuar janë Bujar Nishanin, Flamur Nokën, Albana Vokshin, Edmond Spahon, Arben Ristanin, Klevis Balliun dhe Keltis Krujën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...