Fevziu bën deklaratën që nuk pritej, zbulon çfarë po përgatit Rama

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar zhvillimet më të fundit politike brenda PD-së.

Sipas Fevziut, Lulzim Basha dhe Sali Berisha me këtë përballje mes njeri-tjetrit vetëm sa i shkojnë larg pushtetit.

Fevziu thekson se nëse kjo situatë do të zvarritet, Rama do të punojë që zgjidhja të mos të jetë e shpejtë po të shtyhet sa më shumë në mënyrë që të krijohen dy parti.

“Pyetja e parë që i kam bërë vetes është se çfarë fitojnë dy protagonistët kryesor në përballje me njëri-tjetrin? Ata vetëm sa i shkojnë larg pushtetit, janë larg dhe i shkojnë ende më larg.

Foltorja e rivitalizon PD, por çështja është se kur kjo situatë do të marrë zgjidhje të shpejtë, sepse po të shkojë të zvarritet ajo do të kthehet në të kundërt.

Do ta rikthejë squlljen e parë, njerëzit do e kuptojnë se s’ka shpresë, kjo është një betejë që kthehet në problem që zvarritet pa fund, Rama nga ana tjetër do të punojë maksimalisht që zgjidhja të mos jetë e shpejtë po të shtyhet sa më shumë për të pasur dy parti.”, u shpreh Fevziu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...