E bujshme! Pas Topit, Ben Blushi merr drejtimin e tjeter TV , menjehere zhduk emisionin e aktorit te madh

Ben Blushi në dy muajt e fundit ka qenë një nga emrat më të përmendur në portalet shqiptare dhe kjo për dy arsye.

Së pari, largimi i tij si drejtor i Top Channel ishte paksa shokues. Ai arriti një sukses të madh në televizionin më të ndjekur kombëtar, sidomos në Youtube, me rekorde absolute të shikueshmërisë.

Së dyti, rrjedhja e pagave të mbi 600 mijë shqiptarëve, ku rezultonte se Blushi ishte punëmarrësi më i mirëpaguar në Shqipëri, ishte një tjetër lajm shokues për shqiptarët.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste rezulton se është paguar rreth 20 milionë lekë të vjetra në muaj te Top Channel, një pagë e jashtëzakonshme, edhe pse suksesi i tij në zyrat e Kasharit nuk mund të hidhet poshtë.

Rritja e klikimeve dhe rrjedhimisht fitimeve në Top Channel nuk kanë rënë në vesh të shurdhër. Ben Blushi së shpejti do të marrë drejtimin e një tjetër televizioni të fuqishëm kombëtar. Bëhet fjalë për ABC News, ku ai do të ketë një pagë të majme.

Ndërkohë, lajmet për ABC News nuk përfundojnë këtu. Emisioni “Kosherja” i Altin Bashës nuk do të vijojë më tej në këtë televizion. Pritshmëritë ishin të mëdha, por ky projekt nuk rezultoi i suksesshëm.

Regjisori i njohur do të kalojë në Televizionin Publik Shqiptar, aty ku do të provojë një tjetër aventurë televizive, të cilën e presim me padurim. Urojmë që “Kosherja” e tij e ardhshme, me këtë emër ose emër tjetër, të ketë sukses më të madh se tek ABC News.

TE TJERA

spot_img