Artan Hoxha publikon foton: Nga ky vend do nxirrej Basha nga zyra, me urë të sajuar

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar një foto të objektit ku ishte planifikuar evakuimi i Lulzim Bashës nga zyra e Partisë Demokratike.

Gjatë intervistës në “Opinion”, Hoxha tha se me një urë të sajuar Basha do të dilte nga zyra e tij dhe do të kalonte në një zonë të sigurt sic ishte Kuvendi ku ndodheshin dhjetëra forca policie.

Artan Hoxha: “Me një urë të sajuar po themi. Nga ky vend do të nxirrej kryetari i Partisë Demokratike nga zyra dhe do të kalohej në Kuvend. Sepse Kuvendi është më afër aty pranë dhe i sigurt gjithashtu po themi. Në dy momente është nisur për ta bërë, por nuk e bëri. Kishte garanci që do të ndërhynte policia”.

TE TJERA

spot_img