HYRJELAJMEAKTUALITETZbardhet telefonata e Ervin Salianjit me Nanon: Po na rrezikohet jeta, ndërhyni

Zbardhet telefonata e Ervin Salianjit me Nanon: Po na rrezikohet jeta, ndërhyni

Partia Demokratike është përfshirë ditën e shtune nga një situatë e pa precedentë, ku demokratët janë përleshur me njëri-tjetrin.

Në një moment kur situata u tensionua shumë, për të shpërndarë turmën që mbështeste Berishën është dashur ndërhyrja e policisë së shtetit e cila ka përdorur gaz lot sjellës kundër protestuesve.

Maska.al ka mësuar ekskluzivisht bisedën që ka pasur deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji me drejtuesin e policisë, Gledis Nanon, bëjnë me dije burime pranë PD-së për Maska.al.

Rreth orës 12:49 minuta Salianji ka telefonuar Nanon duke i kërkuar llogari për mos ndërhyrjen e policisë, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur se kërkesa nuk bëhet me anë të telefonit dhe se i kishte të gjitha mjetet e nevojshme në gatishmëri.

Salianji i është përgjigjur duke i thene se telefonatat rregjistrohen dhe se po lajmëronte policinë jo vetëm si qytetarë i thjeshtë, por edhe si deputet i Republikës së Shqipërisë, raporton Maska.al

Nano ka këmbëngulur se duhet një kërkesë zyrtare dhe i ka vënë në dispozicion edhe emailin e tij.

Salianji sëbashku me Ferdinand Xhaferrin kanë përpiluar kërkesën dhe e kanë dërguar me email.

Në 12-57, ka ndërhyrë më pas policia duke shpërndarë turmën.

TE TJERA

spot_img