Sherre, Mjaftoni, Mbarime, Ekran, Eros, Ankim etj! Kjo është lista e plotë me emrat e fëmijëve që ndalohen me ligj në Shqipëri

Kushdo që është në pritje të një fëmije, e di shumë mirë që një ndër shqetësimet, por edhe pjesa më e bukur e kësaj periudhe është zgjedhja e emrit.

Shumë prindër mendojnë që emri nuk është aspak përcaktues për të ardhmen e një fëmije, kurse të tjerë i kushtojnë rëndësi këtij detaji dhe hartojnë lista të pafundme emrash.

Sipas sociologëve emrat dhe vendosja e tyre është një proces që lidhet me kulturën, traditën dhe identitetin personal të gjithsecilit prej nesh.

Nëse mendoni se keni zgjedhur emrin perfekt për të porsalindurin tuaj, mund të përballeni në sportelet e gjendjes civile me pamundësinë e të regjistruarit të tij.

Shteti shqiptar ka hartuar një listë me 62 emra, të cilët janë të ndaluar të regjistrohen në zyrat e gjendjes civile për shkak të karakterit të tyre të pavend. Emrat e ndaluar nuk janë gjetje shqiptare,përkundrazi edhe në vende të tjera të botës ekzistojnë lista me emra të papërshtatshëm, si në Rumani, Zelandë e Re, SHBA etj.

Emrat e ndaluar në Shqipëri janë: Ankim, Arançatë, Avash, Bretk, Berr, Burgim, Ballokume, Car, Cub, Curranë, Currelë, Careva, Carina, Çbane, Dert, Derman, Dovlet, Durak, Ekran, Eros, Ferman, Federatë, Fodulle, Gazep, Gallatë, Gabime, Groshe, Gjezap, Hyzmet, Përshëndetje, Hafije, Helme, Ironi, Jermësinë,

Keqan, Keqe, Kralicë,Lëvere, Meze, Mëshirë, Mjaft, Mjaftime, Mjaftoni, Mbarime, Mbete, Mbylle, Marrëzi, Ndalime, Pikëllime, Pafate, Pseerdhe, Rikë, Rakita, Spece, Sose, Stenatë, Sherre, Shkurte, Shkurtime, Zhenaze dhe Zehere.

Megjithëse këto emra janë të ndaluar dhe shumica e qytetarëve nuk janë në dijeni se ekziston një listë e tillë, nuk ka pasur kërkesa për to. Perveç emrit Eros, i cili mendohet te hiqet nga lista e emrave te ndaluar.

” O kür..”/ Familjarët e Kiarës reagojnë pas ofendimeve për të: Na vjen keq, por për këtë duhet të…

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër...

E tregoi finalen e ‘Big Brother’ Arbana, por ja çfarë po ndodh jashtë për Luizin

Mesa duket konkurrenti i Big Brother Vip, Luiz Ejlli është “halli” më i madh i qytetarëve të vendit tonë.   Këtë e tregojnë pamjet më poshtë,...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Çfarë nënkuptojnë pikat e bardha në thonj: Sëmundjet dhe…

Ja cilat janë barnat që mund ta shkaktojnë problemin   Njollat...

E habitshme…/ Enkel Demi e thotë troç: Po më çajnë k…

Gazetari dhe shkrimtari i mirënjohur Enkel Demi, i ftuar...

Ilir Shaqiri flet për Luiz Ejllin: Ka qetësinë time dhe batutat e Donaldit dhe duhet ta f…

Ilir Shaqiri ishte i ftuar në emisionin “Më lër...