Pas tërmetit po vjen stuhia e dëborës në Shqipëri, ja vendet që do të mbulojë

Mbrëmjen e djeshme thuajse i gjithë vendi u trondit nga lëkundjet e forta të tërmetit 6 ballë me epiqendër në Follorinë të Greqisë.

Por pas tërmetit java mbi vendin tonë nis me reshje dëbore. E gjitha pjesa lindore e territorit të Shqipërisë ndodhet nën reshjet e dëborës prej pasdites së sotme.

Reshjet do të arrijnë maksimumi deri në Shqipërinë e mesme, por jo në ultësirën perëndimore.

Sikur duket edhe nga harta më poshtë reshjet do të vijojnë deri në datë 12 me intensitetin që vjen në ulje më pas qielli do të hapet.

Nga e mërkura dhe në vazhdim mbi territorin tonë do të ketë kthjellime të lehta vranësirash, por në përgjithësi moti do të jetë i mirë pa reshje shiu dhe dëbore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...