Parashikimi i fortë i Meridianit, tregon pas sa ditësh do të ndahen Donaldi me Beatrixën

Meridiani ishte së fundmi i ftuar në “Big Brother VIP Fan Club”, ku mes të tjerash ai foli dhe për marrëdhënien e Donaldit me Beatrix Ramosajn.

“Nëse ka një njeri të përfshirë aty brenda dhe që po dëmtohet nga kjo anë sentimentale, është Trixa. Është shumë e dhënë, shumë e lidhur.

Ditën e tretë kam hyrë në dhomën e rrëfimit dhe kam thënë kur të dalë Semi nga shtëpia romanca e tyre do lulëzojë. Ditën e parë që ka dalë Semi, ditën e dytë ato kanë lulëzuar”, u shpreh Meridiani.

Ish-konkurrenti shtoi se tani që e sheh romancën e tyre nga jashtë, mendon se maksimumi 30 ditë pas daljes dyshja do të ndahen.

Ndër të tjera ai komentoi edhe lotët e Donaldit të cilat atij i janë dukur lot narcizisti nga gëzimi që kishte nxjerrë dikë jashtë.

Ai në studio u pyet se meqë e paska parë si narcist pse e përqafoi kur doli. “E përqafova nga ana njerëzore, se ky është Meridiani”, u përgjigj Ramçaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...