“Kur e ke dashur dikë shumë, nuk e harron!” Donaldi i flet Egzonës për Borën

Një nga ngjarjet më të komentuara dhe të papritura për banorët e “Big Brother VIP” ishte fluturimi i 3 parashutave në ditëlindjen e Borës.

Pavarësisht të gjithave, Donaldi e pëlqeu shumë këtë surprizë teksa ka biseduar dhe me Beatrix. Kjo e fundit e ka kuptuar situatën, duke e cilësuar si një pjesë të jetës së Donaldit.

Por mesa duket ai nuk e ka lënë me aq temë për Borën. Më vonë në mbrëmje aj ka biseduar me Egzonën në dhomë e gjumit, ku është shprehur:

“Kur e ke në krah duhet ta kuptosh çfarë njeriu ke, jo kur largohet e se ke më. Duhet ta besosh kur e ke afër e t’i japësh të gjithë rëndësinë e duhur. Ta vlerësosh, ta bësh të ndjehet mirë.

E ndërkohë Egzona e ka pyetur: “A nuk je ndjerë i vlerësuar?”

Donaldi nuk i është përgjigjur për pak sekonda e më pas i ka thënë vetëm: “Cuq”. Ai ka vazhduar më tej duke thënë:

“Sido që të jetë për mua është e vështirë, pasi unë atë njeriun jashtë e respektoj. Mund të dal komplet njeri i shpifur ose kot, por e respektoj vërtet, thjesht gjërat që kam unë i dinë shumë pak veta. Nuk ka pse dikush jashtë të ndjehet keq për këtë situatën. Unë jashtë isha.

Mua smë bëri Big Brother-i ky njeri që jam. Nuk dua të më vlerësojë njeri sa jam këtu brenda, unë jashtë isha. Vjen një moment që lodhesh. E kisha lënë shumë veten pas dore, sepse sido që të jetë ti e ke dashur shumë edhe nuk e harron, kupton?”, është shprehur Donaldi mjaft i prekur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...