“A do e bëje një fëmijë me mua?” Gjërat mes Einxhel dhe Dagz po bëhen më serioze nga sa pritëm

Einxhel dhe Dj Dagz janë çifti i tretë i krijuar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” dhe janë përfolur shumë për historinë e tyre të komplikuar.

Ndonëse në fillim, Einxhel u shfaq më e ftohtë dhe më e rezervuar ndaj Dj-it të njohur, që pas puthjes së tyre të parë, duket se ajo e ka çliruar veten duke na paraqitur një anë shumë ndryshe.

Kjo anë është reflektuar shumë edhe ditën e sotme. Teksa ndodheshin së bashku në sallon ata po shkëmbenin disa batuta kur papritur Dagz e ka pyetur Einxhel nëse do e bënte një fëmijë me të. “Po edhe e mendoj. Do ishte i lezetshëm”- i përgjigjet Einxhel.

Kujtojmë se Einxhel dhe Dagz janë të dy në nominim me Ilirin dhe njëri prej tyre do lëjë shtëpinë nesër.

TE TJERA

spot_img