‘Sa dreka të ka paguar Romeo që të bësh avokatin e Donaldit?’ Meridiani zihet me të ftuarin në studio

Një debat i fortë është zhvilluar në studion e ‘Fub Club’ mes Meridian Ramçajt dhe ish-fituesit të Big Brother Arbër Zeka, pas mbështetjes së vazhdueshme që ky i fundit i ka dhënë Donaldit.

Meridiani e akuzoi atë se ‘korruptohet’ me dreka dhe darka nga binjaku i Donaldit, Romeo. “Ngaqë ke ndenjur shumë me Romeon këto kohët e fundit ke nisur që të kopjosh dhe shprehjet e tij.

Drekat i ha ti, nuk i ha unë, dhe fotot i bën ti”, i tha Meridiani, duke vazhduar më tej duke thënë se një grup njerëzish punojnë jashtë për Donaldin.

Ndërkohë që Zeka tha më tej se sipas tij Meridiani nuk tregoi asgjë brenda shtëpisë, përveç kekut dhe byrekut që ia përmendi Einxhel.

“Duhet të ndjehesh krenar që ke dalë pas nominimit me dy konkurentë të fortë, mund të kishe dalë dhe me Sarën”, i tha Arbëri.

Meridiani këmbënguli se ai nuk donte të ishte pjesë e asnjë grupi. “Gjenerali nuk mund të bëhet ushtar”, tha Meridiani./noa.al

TE TJERA

spot_img