Ja kush do ta fitojë ‘Big Brother VIP’, ish-konkurrentja nxjerr prapaskenat nga shtëpia

Blogerja Sara Berisha ka dhënë sot intervistën e saj të parë pas eliminimit nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’.

Ajo është komentuar shumë për lojën e saj brenda shtëpisë, sidomos për lidhjen e saj me DJ PM, që duket se po vazhdon shumë mirë edhe pas daljes së saj.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Fan Club Big Brother Albania”, Sarah është pyetur se kush mendon se do ta fitojë garën sipas saj.

“Do të doja që garën ta fitojë Donaldi ose Beniada; mendoj që do ta fitojë Donaldi. Ai ka qenë miku im më i mirë brenda shtëpisë dhe më ka mbështetur gjithmonë, ndaj tani do të jem unë mbështetja e tij kryesore, krahas familjes së tij”, u përgjigj ajo.

Sarah ka folur gjithashtu edhe për trekëndëshin e dashurisë Donald-Bora-Beatrix. Ajo ka thënë se, edhe pse e kishte parë puthjen midis Donaldit dhe Borës, ajo vuri re kiminë midis tij dhe Beatrix për një kohë të gjatë,

“Kur je aty brenda shihen gjërat ndryshe. Kam parë dhe para puthjes një lloj kimie midis Donaldit dhe Trixës. Nuk dua të flas për ndjenjat as të Donaldit, as të Trixës, por di që ata kanë patur shikime herë pas here me njeri-tjetrit dhe bënin ngacmime që dukeshin që nuk ishin aq miqësore”, tha blogerja e njohur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...