“Armë me vete, i shkau goja”, Basha merr në mbrojtje Bardhin: S’ka hedhur gaz lotsjellës, kishte frikë se mos e kapte policia

Përdorimi i sumbstancave tymuese dhe debati mbi dëmin që kanë shkaktuar tek protestuesit kanë qenë temë e ditës së djeshme.

Shumë qytetarë u panë të asfiksuar nga substancat e përdorura duke aluduar se personat që ndodheshin brenda selisë së PD, kishin hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Por, Lulzim Basha ditën e sotme tha se substanca e përdorur nuk ishte gaz lotsjellës. Ai shtoi se kishin përdorur vetëm fikëse zjarri për t’u mbrotjur. Ndërsa shtoi se ish kryeminsitri Sali Berisha binte në kontradiktas me fjalët pasi ky i fundit kishte thënë se kryedemokatik kishte pasur një armë në momentin kur kishte mbërritur policia.

Kush hodhi gaz lotsjellës nga brenda selisë së PD?

Lulzim Basha: Gaz Bardhi nuk ka lidhje me lëndët e lëshuara. Ju patë se e vetmja gjë që kishim në dispozicion për tu mbrojtur ishin bombula zjarrfikëse dhe i kemi grumbulluar tani në kat të dytë. Nuk ishte gaz lotsjellës, ishin fikëse zjarri. Ju e patë se kur policia ndërhyri me gaz efekti ishte i tmerrshëm.

Ashtu sikundër i shkau goja sot që unë paskam nxjerrë armë natën, sepse kishte frikë mos i kapte policia. Tani të zgjedhë ose policia dhe Edi Rama janë me mua ose policia dhe Edi Rama janë kundër meje dhe unë nxirrkam armët sekret nga policia.

Këta janë dy gënjeshtarë patologjikë që nuk ndalen para asgjëje, jo gënjeshtrave, por as dhunës, për pushtetin e tyre dhe për veten e tyre. Por nuk dua të flas më shumë se ç’kam folur sot të cilët mendojnë se për momentin ky shkatërrim dhe kjo dhunë mund të na ketë ndalur apo shkurajuar në vendosmërinë tonë drejt ndryshimit. Jo kundërta është e vërtetë”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...