Protesta në PD/ Policia shoqëron rreth 20 persona, mes tyre edhe këngëtarin e njohur (Detaje)

Policia ka shoqëruar rreth 20 protestues, mes tyre reperin Arkimed Lushaj(Stresi) lidhur me demonstratën që zhvilluan sot demokratët për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së.

Ata akuzohen për nxitje të veprimeve të dhunshme, por Stresi e ka mohuar këtë përmes një statusi në rrjetet sociale. Reperi njihet si simpatizant i ish-liderit Sali Berisha dhe ka marrë shpesh herë pjesë në protestat e opozitës.

Dhe pse kanë kaluar më shumë se dy orë nga përfundimi i protestës, ende nuk ka një njoftim për personat e shoqëruar dhe emrat e tyre. Ndërkohë grupi hetimor vazhdon me mbledhjen e provave në selinë blu, e cila u bë skenë krimi.

Berisha paralajmëroi të tjera protesta, teksa u largua ditën e sotme nga selia blu. Protesta e sotme u shoqërua me tensione dhe dhune. Mbështetësit e Berishës hapën dyert e selisë dhe tentuan të hynin brenda, ndërsa përkrahësit e Bashës iu përgjigjën me gaz lotësjellës.

Më pas në selinë blu shkoi policia, e cila shpërndau turmën me gaz lotësjellës. Ajo bëri me dije se ishte thirrur nga drejtuesit e PD-së. Ndërkohë dëmet, si jashtë dhe brenda selisë janë të konsiderueshme.

Thumbohet nga gazetarja e njohur Arbana: Ma mori vendin e punës me mik

Dasara Karaiskaj ka bërë së fundmi një deklaratë mjaft të fortë për kolegen e saj, Arbana Osmanin.   Karaiskaj u shpreh se 24 vite më parë...

Bledi Mane e thumbon Kiarën keq: Ajo pa Luizin do ishte jashtë, si kamariere

Ish-banorët e “Big Brother VIP” komentuan në studio zënkën e Luizit me Kiarën. Bledi u shpreh se ajo ishte një “përpjekje në ajër” e...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Çfarë nënkuptojnë pikat e bardha në thonj: Sëmundjet dhe…

Ja cilat janë barnat që mund ta shkaktojnë problemin   Njollat...

E habitshme…/ Enkel Demi e thotë troç: Po më çajnë k…

Gazetari dhe shkrimtari i mirënjohur Enkel Demi, i ftuar...

Ilir Shaqiri flet për Luiz Ejllin: Ka qetësinë time dhe batutat e Donaldit dhe duhet ta f…

Ilir Shaqiri ishte i ftuar në emisionin “Më lër...