Protesta e Berishës, reagon Armina Mevlani: S’ka bërë vaki që dikush të qëndrojë me dhunë kur demokratët s’e duan

Armina Mevlani, partnerja e djalit të ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, ka reaguar në lidhje me protestën që u mbajt sot para selisë së PD-së. Ajo u shpreh e indinjuar për situatën ku ndodhet sipas saj opozita ‘false’ e Bashës.

 

Blogerja e njohur pohoi se nuk ka bërë vaki që dikush të qëndrojë me dhunë në detyrë, kur demokratët nuk e duan.

 

“Kjo është situata e trishtë ku ndodhet sot opozita ‘fallco’ e mbështetur nga policia e Shtetit. Dhe opozita e vërtetë e dhunuar sepse dëshiron që të hyjë në shtëpinë e vet. Me të drejtë dhe vota të plota! Nuk ka bërë vaki që dikush të qëndrojë me dhunë kur demokratët nuk e duan. Pak dinjitet zotëri. Pak dinjitet.

 

Megjithëse dinjitetin e ke fjalë të huaj. Sepse po ta njihje do të ishe larguar që kur humbe për herë të 100.”, shkruan Mevlani.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...