Noizy shpërthen në ofendime ndaj Top Channel dhe Ledion Liços: Ai është by*****r

Noizy ka sh përthyer sërish ndaj Top Channelit dhe Ledion Liços. Kanë kaluar 6 vite që nga sh erri mes Noizyt dhe Ledion Liços, por këtë nuk e ka harruar ende reperi.

Ledioni njëherish edhe organizatori i “Top Awards” kishte ndikuar që Noizy ta braktisë spektaklin. Edhe pse kanë kaluar 6 vite ende vazhdon hatërmbetja mes tyre, gjë që e kanë dëshmuar ngjarjet e fundit.

Janë të parët Top Channel ata që provokuan sërish Noizyn duke i bërë emrin blur në listën e 10 fjalëve më të kërkuara në Youtube sa i përket Shqipërisë.

Ndaj Noizy nuk duroi dhe ka reaguar menjëherë posa e ka parë veprimin e televizionit shqiptar. Ai po ashtu e ofendoi rëndë bashkëshortin e producentes së Big Brother Vip, Sara Hoxhës.

“@topchannelalbania ju mund ta beni me blur Emrin tim por fakti qe une jam me I klikumi top 10 qe 12 vite ju smund ta ndryshoni dot 😉😄 plus @mr.ledionlico prap b*******r eshte as kte smund ta ndryshojme dot 😘 JU DUA #KINGZIN”, ka shkruar Noizy.

Kujtojmë se i gjithë sherri kishte nisur kur Ledioni kishte thënë disa fjalë të rënda për reperin.

Gjatë hapjes Ledion Liço përshëndeti të ftuarit dhe në një moment u ndal tek Noizy, ku ndër të tjera tha: Noizy do të duhej të ishte këtu, por ai erdhi në prova me makinën e tij ‘Ferrari’. Kështu është kur shet mend me ‘Ferrarin’ e shokut’.

TE TJERA

spot_img