Luana Vjollca s’ka ç’bën… Moderatorja i iku të ftohtit për të shijuar pushimet në…

Teksa në Shqipëri temperaturat janë ulur ndjeshëm, Luana ka zgjedhur t’i shijojë këto ditë duke udhëtuar.

Moderatorja ka publikuar një video nga avioni dhe më pas duke shijuar një puro buzë detit.

Duke sjellë një ambient ekzotik mes palmave dhe temperaturave të ngrohta, Luana ka treguar se e ka sjellë verën para kohe në Instagramin e saj.

Që prej shkëputjes nga Top Channel, televizioni në të cilin Luana kaloi 16 vite, ka zgjedhur të udhëtojë shpesh. E pamjet më të bukura i ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj besnikë në rrjetet sociale.

TE TJERA

spot_img