HYRJELAJMESHOWBIZHarroi se është i martuar ky? Iliri i gjuan nga të pasmet...

Harroi se është i martuar ky? Iliri i gjuan nga të pasmet Arjolës, ajo ia kthen me buzëqeshje (video)

Ilir Shaqiri dhe Arjola Demiri janë afruar që në fillim të “Big Brother VIP” ku kanë ndarë edhe sekrete më njeri-tjetrin. Marrëdhënia e tyre duket se tani është e ngushtë, por mund të themi vetën në kuadrin e miqësisë.

 

Ka qenë rasti kur Iliri i ka kërkuar me shaka puthje në buzë Arjolës, e më pas rasti tjetër kur Arjola është shprehur se do të donte dikë si Iliri në vend të ish-bashkëshrotit të saj.

 

Ndërkoh një video po bën xhiron e rrjetit së fundmi dhe është momenti në dhomën e grimit ku Iliri godet në të pasme Arjolën dhe kjo e fundit e shoqëron me një buzëqeshje.

 

Një deklaratë e Ilirit mbrëmjen e së martës gjatë spektaklit të ‘Big Brother VIP’,mori shumë vëmendje. Ai u shpreh se do ta kishte nominuar Arjolën me veten dhe Beniadën, nëse do të kishte qenë në vend të Donaldit.

 

Kjo situatë u diskutua edhe gjatë spektaklit të sotëm ku Arjola tha se Iliri i kishte shpjeguar se e kishte thënë me shaka. Mirëpo, sonte ai e përsëriti sërish të njëjtën deklaratë.

 

“O zot na ruaj! Unë e di që është e vështirë por të zgjedhësh njerëzit e afërt për të nxjerrë në nominim që tani në mes të lojës për mua është e tepërt. Ky është mendimi im.”- tha mes të tjeradh e habitur Arjola e cila shtoi se ajo nuk do kishte çuar kurrë në nominim njerëzit e saj të afërt. Mirëpo, Iliri tha se e mendon ndryshe.

 

 

 

TE TJERA

spot_img