HYRJELAJMEPOLITIKËGazetari e thotë troç fare: Basha është budalla që nuk shqetësohet

Gazetari e thotë troç fare: Basha është budalla që nuk shqetësohet

Pë rplasja mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës është ende një ndër temat më të nxehta të politikë edhe në vitin e ri 2022.

Gazetari Çim Peka i ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel, nën drejtimin e gazetarit Denis Dyrnjaja e quajti një budalla pa nuhatje politike kryedemokratin.

Sipas tij, Basha që të mos jetë i qetë duhet të jetë i mençur,por po ndodh krejt e kundërta, ku kjo situatë e ndëllikuar nuk po e shqetëson atë.

“Basha që të mos jetë i qetë duhet të jetë i mençur, Basha është budalla për të qenë i shqetësuar, një njeri është i shqetësuar kur ka nuhatje politike, por Basha nuk ka nuhatje politike. Ne kemi menduar se po e shtyjmë se ka pakënaqësi para kryeministrit Rama. Basha po e mban PD-në se nuk do që t’i ndalen benefitet që ka si kryetar”, tha Peka.

Data pesë janar ishte dita e fundit e afatit të vendosur nga Berisha që kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha të largohet nga posti, pasi sipas tij u shkarkua me votën e lirë nga 4446 delegatë të Kuvendit Kombëtar të PD-së, të datës 11 Dhjetor dhe nga 44 mijë anëtarë të PD-së, që morën pjesë në Referendumin e Partisë Demokratike të datës 18 Dhjetor.

TE TJERA

spot_img