Beatrix iu tregon banorëve pse u mërzit me Donaldin, ata ia plasin të qeshurës me të madhe

Në “Big Brother Vip” banorët përjetojnë momente të ndryshme. Herë momente gëzimi e herë edhe momente trishtimi, varet nga situatat që zhvillohen brenda në shtëpi.

 

Jo rrallë herë Trixa dhe Donaldi janë hidhëruar me njëri-tjetrin, ngjashëm siç ndodhi së fundmi herë.Trixa e cila konsiderohet edhe mjaft e llastuar shpesh nervozohet me Donaldin edhe për arsye krejt të vogla.

 

Ajo sot është mërzitur me të vetëm se i ka marrë qengjin, të cilin bashkë me kafshët tjera i solli “Vëllai i Madh” në shtëpi në kuadër të provës javore.

 

Ajo nuk e priti mirë veprimin e aktorit dhe ia tha diçka të tillë. Në diskutim e sipër ajo i thotë, “Ik vazhdo me pulat”. Donaldi shtanget nga reagimi i Beatrixës dhe i thotë që nuk bëri gjë me qëllim.

 

I nxehur vlonjate i thotë “Ça bën kështu moj llasticë. Bukuroshja, pasi Donaldi u largua, nisi të qante, dhe në diskutim me Einxhelin tha se nuk ka me ccfarë gëzohet.

 

Trixa iu ka treguar banorëve se pse është e mërzitur dhe kaq ka mjaftuar që ata të plasin së qeshurës, duke i lënë të nënkuptohej që ishte mërzitur për arsye koti.

TE TJERA

spot_img