“Po ik ore plak se ngele rrugëve”/ Berisha po shkonte në selinë e blu, anëtari i PD-së ia thotë ‘LIVE’

Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe sekretar për Pushtetin Vendor e Decentralizimin,

Roland Bejko u shpreh sot në “ABC Live” se Sali Berisha duhet të largohet se nuk ka çfarë jep më shumë sesa ka dhënë në 30 vite politikë.

Teksa po komentonte “LIVE” momentin kur ish-kryeministri po ngjiste shkallët e selisë blu, Bejko tha se Berisha duhet të ikë dhe të gëzojë pleqërinë. “Po ik ore në shtëpi gëzo pleqërinë, ngele rrugëve”.

Dy janë rrugët, që sipas Bejkos mund të zgjidhet problemi. “Kjo punë nuk bëhet, “ohohohoho, dil ti në majë të malit dhe thua “dil ti more nga shtëpia se do të vij unë se kam më shumë njerëz”. Gjykata dhe gara janë në demokraci, nëse do të heqësh dikë dhe vendosësh dikë”, tha ai.

Një “kunj” e kishte edhe për zëdhënësen e lëvizjes së Sali Berishës, Floriana Garon. “Ajo goca, që ka qenë zëdhënëse, e shoh shumë të inatosur, nuk i njoh ndonjë kontribut, zero”.

Nëse Sali Berisha merr partinë, Bejko tha se do të jetë i izoluar totalisht. “Çfarë e konsiderojnë Amerikën këta, komunë periferike të Shqipërisë?”, deklaroi ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...