Me çfarë çmimi janë shitur të dhënat personale të shqiptarëve? Prokurorja zbulon faktet tronditëse …

Prokuroria e Tiranës paralajmëron se do t’i shkojë deri në fund zbardhjes së skandalit të publikimit të pagave të më shumë se 600 mijë shqiptarëve.

Në një konferencë për media, kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, tha se pagat e shqiptarëve dolën nga një specialist IT, përmes shitjes dhe blerjes së tyre nga subjektet private.

Sipas saj, hetimit do t’i shkohet deri në fund, për të zbuluar subjektet e përfshira, të çfarëdo niveli qofshin ato.

Pyetje: Me çfarë çmimi janë shitur të dhënat personale të shqiptarëve?

Imeraj: Bëhet fjalë për pagat e disa muajve dhe është zbuluar se kanë dalë nga një specialist IT. Është zbuluar se ato kanë dalë përmes shitjes e blerjes së këtyre të dhënave nga subjektet private. Unë them se do t’i shkohet në fund çdo lloj subjekti të përfshirë në këtë veprimtari, i çfarëdolloj niveli qoftë ai. Prokuroria po heton edhe në drejtim të qëllimit të përdorimit të këtyre të dhënave.

Pyetje: A e kanë pranuar personat e arrestuar?

Imeraj: Ka dy momente në rangun e një hetimi, që lidhen me grumbullimin e provave, që krijojnë dyshimin e arsyeshëm, dhe qëndrimin e mbajtur personalisht të personave të hetuar. Ne nuk mund të shprehemi, por flasim për provat që kemi arritur të grumbullojmë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...