E la pa parë fëmijët prej 4 vitesh! Shqiptari shpërthen në lot në emision dhe ka një kërkesë

Lulzim Fejza është i shqetësuar sepse prej vitesh nuk i sheh dot fëmijët, të cilët jetojnë në Gjermani me nënën e tyre.

Në emisionin “Shqipëria Live” ka treguar i trishtuar historinë duke thënë se fëmijët i mori shteti gjerman pasi burri ndodhej në azil dhe gruaja i braktisi për tu lidhur me një serb. Por ajo u rikthye pas 23 muajsh dhe mori fëmijët, ndërsa Fejzën, ditën që do të takonte fëmijët, shteti gjerman e ktheu në Shqipëri.

Me lot në sy, thotë se nuk kërkon asgjë tjetër vecse të ketë fëmijët pranë. Lulzim Fejza: Dua që fëmijët të kontaktojnë me babain e vet dhe dua të rrij afër fëmijëve. Nuk kam për tu fejuar as për tu martuar, ata tre fëmijë kam.

Dua të rri afër tyre. Përse duhet ta largosh babain kur i ka kushtet? I kërkoj shtetit që të rrijnë afër meje dhe fëmijët të kthehen në atdhe, unë jam shumë i lumtur këtu.

Atë ditë që duhet të takoja fëmijët, më erdhën në 2 të natës e më thanë duhet të shkosh në Shqipëri. Edhe kur haj buk e kur pi ujë, e kam mendjen tek fëmijët, gati po kaloj në depresion.

Nga 2015 deri tani as jam fejuar as jam martuar. I kam parë fëmijët në telefon, janë rritur marshalla. Ish bashkëshortja më ka çuar një mesazh banal, vetëm femër nuk është ajo. Më coi një mesazh shumë të keq dhe nuk kam asnjë kontakt me të.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...