E habitshme…! Arbana Osmani ia kalon edhe Edi Ramës!

Kompania prestigjioze e analizave të mediave sociale Terra, ka kaluar në lupën e saj shoëbizin në Shqipëri duke përllogaritur për personazhet e njohur të medias dhe artit numrin e reagimeve, komenteve dhe shares në Instagram.

I pari ka dalë Elvis Naçi, i cili këtë vit si disa të fundit fokusin e ka vendosur në evente bamirësie dhe shumë punë dedikuar njerëzve në nevojë. Nga ana tjetër intervistat dhe deklaratat e tij që lidhen me fenë dhe ndërgjegjësimin kanë marrë shpesh vëmendje.

Ndërsa nga personazhet e ekranit, në krye të listës për vitin 2021 kanë dalë Arbana Osmani dhe Capital T me një diferencë të vogël shifrash.

Përkatësisht, reperi me rreth 11.9 milionë dhe moderatorja me mbi 11.1 milionë vizitorë dhe reagime në profilet përkatëse.

Capital T këtë vit ka numëruar një sërë suksesesh muzikore, ndërsa Arbana që prej fillimit të Big Brother, por edhe më herët me “Dua të të bëj të lumtur”, ka fituar zemrën e audiencës, e cila vetëm rritet.

Pas tyre vijnë futbollistë, këngëtarë dhe të tjerë personazhe të njohur të televizionit. Pas dyshes së njohur vjen në listë Granit Xhaka, futbollist shumë i njohur shqiptar që po korr sukses dhe në botë.

Nuk i mungon listës as Kida apo këngëtarë shumë të njohur si Dafina Zeqiri, Tayna apo Dhurata Dora, të gjithë emra të njohur të tregut shqiptar.

As Luana Vjollca dhe Bora Zemani nuk i kanë munguar listës, madje kjo e fundit ka kapur rekordin e 9.5 milionë vizitorësh, dhe është kokë më kokë me Luanën.

Bora këtë vit që sapo iku ka pasur një rritje rekord të profilit të Instagram-it të saj, veçanërisht pas ngjarjeve në BBV./ revistawho.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...