Biznesmeni i “B9-ës” u përgjigjet akuzave: Kemi qenë miq me Lul Bashën, po ai është tronditur këto ditë! Gruan ia kam …

Biznesmeni Myftar Lumeshi, ka folur për herë të parë për akuzat e hedhura ndaj tij nga sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.

Lumeshi akuzohet si një person i shpallur “non grata” nga Anglia dhe “një kriminel” i reshtuar krah ish-kryeministrit Berisha.

Në një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit”, biznesmeni tha se nuk i kupton këto akuza dhe shpifje ndaj tij, sepse Bashën e ka patur mik familje dhe e ka ndihmuar në ditët më të këqija. Madje Lumeshi shfaqet në fotografi me bashkëshorten e Bashës dhe me vetë Bashën në shumë ambiente.

“Halli politik i Bashës nuk duhet të kalojë deri të miqtë, që e kanë mbështetur në ditët më të vështira. Këto ditë nuk është shumë në terezi, është i tronditur. Ato akuza që bëhen janë të pabaza. Nuk kam lidhje me këto, jam biznesmen që në vitet 90′. Thanë person non-grata në Angli, unë shkoj kur të dua në Angli”, tha ndër të tjera Mydtar Lumeshi.

Pjesë nga biseda:

Myftar Lumeshi: Ashtu si ju unë u habita fare me këtë B9, avion, pije energjike? Habitem nga këto shpifje dhe sajesa që kanë bërë këto ditë, Gaz Bardhi dhe televizioni ABC, që thanë e kemi nga PD.

Ylli Rakipi: Ju jeni njeri që njiheni si mik i afërt i Lulzim Bashës, madje edhe sponsor i tij. Si të quan sot kriminel?

Myftar Lumeshi: Që në vitet 90 jam demokrat i lidhur me PD-në. Kam marrë pjesë në të gjithë fushatat, eventet, ditët më të vështira të PD kur i ka patur. Edhe në kohën e zotit Basha edhe në kohën e Berishës, kam qenë aty. U habita fare për këto, se zotin Basha e kam patur mik.

Ylli Rakipi: Po sponsorizim cfarë i keni bërë?

Myftar Lumeshi: Sic kanë bërë gjithë demokratët për partinë. Kam qenë gati cdo gjë për të bërë që të vijë në pushtet, por zoti Basha nuk e kuptoj përse arriti deri në këtë pikë me mua. Nuk i kam çuar asnjë haber dhe nuk kam komunikuar.

Ylli Rakipi: Ti ke patur marrëdhënie aq të mira, sa në miting ishe në foto me gruan e Lulzim Bashës.

Myftar Lumeshi: E kam konsideruar si motër gruan e Lulzim Bashës. Kam patur konsiderata shumë të larta par familjen e tij, për Lulin, kam marrë pjesë në çdo protestë. Se si kaloi në këtë pike…

Ylli Rakipi: Një mendim patjetër e ke ti, pse kaloi këtu?

Myftar Lumeshi: Halli politik i Bashës nuk duhet të kalojë deri të miqtë, që e kanë mbështetur në ditët më të vështira. Këto ditë nuk është shumë në terezi, është i tronditur. Ato akuza që bëhen janë të pabaza. Nuk kam lidhje me këto, jam biznesmen që në vitet 90′. Thanë person non-grata në Angli, unë shkoj kur të dua në Angli.

Ylli Rakipi: Me Gazin nuk ke ndonjë foto?

Myftar Lumeshi: Me Gazin nuk kam foto se nuk kam preferuar. Nuk më shkon për foto me Gazin.

Arjan Çani: Jam kurioz ta di. Ti Bashën e ke njohur nëpërmjet Berishës. Fakti që Basha të akuzoi, pyetja ime është e thjeshtë. Basha të ka kërkuar ndonjë gjë dhe ti nuk ja ke dhënë? Pra të ka kërkuar gjë konkretisht? Ti je edhe biznesmen, ndoshta e ke ndihmuar edhe partinë.

Myftar Lumeshi: Unë kam qenë gjithnjë në krah të Bashës, i pakursyer sa herë ai ka patur nevojë dhe kam patur marrëdhënie shumë të mirë me të. Pas shtatorit, rreshtimi në krah të Berishës, është kryesorja. Pastaj të tjerat…

Arjan Çani: Pra ka patur edhe gjëra të tjera..

Myftar Lumeshi: Kjo është kryesorja…

Arjan Çani: Të ka kërkuar diçka konkretisht?

Myftar Lumeshi: Ai nuk më ka kërkuar të rreshtohem në krah të tij, se nuk shkoja kurrë te ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...