HYRJELAJMEHISTORIA IMEAida Shtino rrëfen historinë e pazakontë: Familja e qante në varrin bosh,...

Aida Shtino rrëfen historinë e pazakontë: Familja e qante në varrin bosh, e gjeten pas 11 vitesh

Aida Shtino u bë gazetarja e dashur për shqiptarët me emisionin ‘Njerëz të humbur’.

E ftuar në një emision televiziv tregon një rast të rrallë se si gjetën një person të zhdukur, të cilin familja e konsideronte të vdekur prej 11 vitesh.

Aida Shtino tha se ngjarja ka ndodhur në fillimet e emisionit investigativ dhe se gjetja e të zhdukurit prej 11 vitesh i dha shtysë të vazhdonte misionin e saj për të gjetur njerëz të humbur.

‘Javën e parë të emisionit kemi gjetur një person pas 11 vjetësh. Personi ishte nga Maqellara e Dibrës.

Familja e kërkonte për 11 vite, për arsye se nuk kishin marrë asnjë informacion kishin ndërtuar një varr imagjinar, ku shkonin e qanin. Xhaxhi i tij kishte parë emisionin tim që kishte rreth 1, 2 javë që kishte nisur.

Vjen në emision për të gjetur nipin. Ndërkohë unë i çoj foton dhe të dhënat e personit të zhdukur emisionit analog në Greqi, ata e publikuan dhe çuditërisht një ditë më bie telefonin personal dhe më thotë jam filani.

Unë mendova se dikush po tallej dhe i thash të më marrë pas 10 minutash, e verifikova dhe u konfirmova se ishte ai personi që familja kërkonte prej 11 vitesh’, tregoi Shtino.

TE TJERA

spot_img