U fut dje në Big Brother: 4.2 milionë ndjekës në instagram por nuk e njeh as lagja e tij

Big Brother Vip është objekti bisede kudo, ndërkohë që shumë programe televizive i dedikojnë kohë.

“Shqipëria Live” në Top Channel i ka lënë vendin e tij këtij reality show dhe sot u fol edhe për prurjet e reja në BB Vip.

Gazetari Flavio Qarri dha se një pjesë e tyre janë për Big Brother normal, jo për Big Brother Vip.

“Kam frikë se çfarë u bë me atë serfistin do ndodhë edhe me të tjerët. Kam frikë se edhe Tan Brama do dridhet aty”.

Kur u përmend emri i koreografit të njohur, që në fillimet e tij edhe ka kënduar rap, ndërhyri Fjorentina Halili, ish banore e Big Brother.

“Ky Tani, që nuk e njeh as lagja e vet domethënë (Flavio ndërhyn dhe thotë që nuk është e vërtetë), që ka kaq shumë ndjekës në Instagram, unë nuk e njihja. Edhe Loredana që njihet nëpër botë nuk ka kaq shumë sa ka ky”.

Tan Brama (Dritan) në llogarinë e tij në Instagram ka 4.2 milion ndjekës, më shumë se çdo banor tjetër i Big Brother Vip.

TE TJERA

spot_img