Papa, i ashpër: Mbani qen e mace në shtëpi dhe nuk keni fëmijë, egoistë!

Papa Françesku gjatë meshës së fundit foli për “dimrin demografik” me të cilin përballen pjesët e botës dhe u kërkoi çifteve të martuara t’i mirëpresin fëmijët, nëpërmjet lindjes natyrale ose birësimit, në vend që të blejnë më shumë qen dhe mace.

“Shumë çifte nuk kanë fëmijë sepse nuk duan, ose duan vetëm një dhe jo më shumë por kanë mace dhe qen që zënë vendin e fëmijëve. Ky mohim i amësisë dhe atësisë të pakëson, na merr njerëzimin”. Kështu u shpreh Papa Françesku gjatë audiencës në Vatikan.

Ai i cilësoi këta njerëz si egoistë dhe indiferentë ndaj dukurisë.

“Sot… ne shohim një formë egoizmi. Shohim që disa nuk duan të kenë fëmijë. Ndonjëherë bëjnë një dhe ndalojnë aty, por kanë qen dhe mace që zënë vendin e fëmijëve. Mund të bëj disa njerëz të qeshin, por është një realitet.”

Papa Françesku inkurajoi familjet e gatshme që të zgjedhin rrugën e birësimit dhe të “marrin rrezikun e mirëpritjes së fëmijëve, në vend që t’i zëvendësojmë me kafshë shtëpiake.

Ai ka shtuar se “nuk mjafton të kesh fëmijë të quhesh prind. Për kreun e Vatikanit jetojmë në epokën e jetimëve. “Qytetërimi ynë është pak jetim dhe kjo ndjehet. Është një ndjenjë kaq e keqe”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...