Pak përpara protestës së të shtunës, Sali Berisha i çon mesazh të fortë Edi Ramës

Nga qyteti i Fierit, Sali Berisha ka ftuar të gjithë demokratët në protestën e ditës së shtunë, që sipas tij do të rikthejë selinë e PD-së në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve.

 

Berisha i bëri thirrje Edi Ramës që të mos përzihet në punët e PD-së, pasi do të ketë ‘të njëjtin fat si pengu i tij’.

 

“Iu bëj thirrje demokratëve që të na bashkohen, se kjo nuk është një çështje karrigesh.

 

Më thonë që ku person është me probleme të shëndetit mendor, ju them që jo. Ky është person me çështje madhore të moralit njerëzor, është një peng i vërtetë, është peng i dosjes së Nick Muzinit, Toyota Yaris, i lidhur në afera biznesi në portin e Durrësit me vetë Edi Ramën.

 

Disa mesazhe kam marrë këto ditë, disa më thonë, ky njeri po të kishte qenë kryeministër do kishte blinduar ndërtesa.

 

Ky njeri kthehet dhe vendos dyer e blinda të reja në selinë e PD, e shndërron atë siç kanë qenë degët e punëve të brendshme të Enver Hoxhës, apo shpellat e grupeve terroriste nëpër botë.

 

Një mesazh kam për Edi Ramën, hiq dorë nga skenaret që ke thurur me pengun tënd, kundër demokratëve, ne merremi njësoj si me pengun si me pengmarrësin, ne nuk mposhtemi nga asgjë. Ne kërkojmë vetëm shtëpinë tonë që është shndërruar në një burg të vërtetë, ta shndërrojmë në shtëpinë e vërtetë të lirisë, të demokratëve dhe të shqiptarëve”, tha Berisha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...