Nënën shqiptare e ka bekuar zoti me 9 vajza dhe 1 djalë/ Ajo prek në zemër me rrëfimin

Ndonëse është e rallë të shohim ditët e sotme një familje të madhe dhe me shumë fëmijë, Ajkuna Lajqi nga Peja na prezantoi me të sajën.Ajkuna është nënë e 10 fëmijëve, 9 vajzave dhe 1 djali.

Ajo së bashku me familjen e ba shkuar ishte e pranishme në emisionin “Ftesë në 5”, përmes një lidhjeje me “Skype” Gjatë fjalës së saj, gruaja nga Peja tha se nuk është as pak e lehtë të rrisësh 10 fëmijë, por shtoi se falë besimit në Zot ia ka dalë.

Ajkuna thotë se është bërë gjyshe dy herë, ndërsa shtoi se ditëlindjen e se cilit prej fëmijëve i mban të shënuar në një bllok.

Veç se një nënë shumë e mirë dhe amvise me kohë të plotë, Ajkuna sëfundmi ka filluar të aplikojë një art thuajse unik. Ajo bën skulptura të ndryshme me dyllin e bletëve.

“Kisha ëndërruar katër fëmijë, 2 vajza e dy djem. Kam pasur vështirësi, 9 vajza kanë shumë kërkesa, se cila ka qejf ato gjërat e veta.

Por ia kam dalë. Ditëlindjet ua mbaj shënim në një bllok. Duhet të kesh shumë fuqi sepse kërkojnë angazhim të madh.

Më kanë ndihmuar dhe vajzat më pas, tre të mëdhatë, kur më kanë lindur binjakët. Shumë e vështirë të rrisësh fëmijë binjakë. Nuk u gëzova aq shumë kur mora vesh që i kisha binjakë”, tha ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME