Elisa Spiropali zbulon “sms-në” që Lulzim Basha u ka dërguar demokratëve për Sali Berishën

Ministrja Elisa Spiropali ka publikuar këtë pasdite mesazhin që është publikuar në media dhe supozohet se kreu i PD Lulzim Basha ia ka dërguar demorkatëve, kundër Sali Berishës.

 

Postimi i Spiropalit:

“DERA KYÇUR GOJA ÇELUR
Se do ta arrinim ditën që Saliu t’i sulej godinës së PD-së për të shkulur Lulin, kjo kërkonte vërtetë imagjinatë të jashtëzakonshme. Po se do të arrinim të lexonin një tekst si i mëposhtmi, nxjerrë taze nga godina e Lulit për Saliun, këtë akoma s’po ma rrok dot imagjinata ime e zakonshme megjithëse tekstin e kam para syve. Hajde hajde ç’vete pa filluar akoma viti

“Sali Berisha do të ishte një skenarist i mirë filmash hollivudian. Ai ka një prirje të jashtëzakonshme për zhanrin thriller të përzier me teknikën e rrëfimit të realizmit magjik.
Në 3 muajt e fundit ka zbuluar komplotin e Soros, Blinken, Basha, e shumë personazhe të tjerë për marrjen e vulës Non Grata familjare për Korrupsion Domethënës nga SHBA.
Tablotë sinotikane të Enverit për armiq të brendshëm dhe të jashtëm janë amatoreske përpara shtjellimeve imagjinare të Doktor Gënjeshtrës.

Ai zbuloi banda të armatosura në PD. Pastaj gardistë e RENEA në taracë (kur ishin vepse ça 20 vjeçar që pinin cigare për qejf pas një dite të lodhshme).

Më pas zbuloi tetovarë me mjekërr e vehabistë të ardhur posaçërisht për të vrarë e prerë. Po, po! Sot vendosjen e ca adesivëve blu i mori për dyer të blinduar.
Është Sali Berisha zonja e zotërinj, ai i çadrave pistoletë dhe thikave me helm në 21 janar. Është i njëjti që nuk njihte baxhanakun e tij që çmontonte predha me fëmijë, në “aksidentin teknologjik” të Gërdecit, me 26 të vrarë.

Është Sali Berisha i kontrabandimit të naftës për tanket Millosheviçit sepse siç do thoshte më vonë nuk mund të linte pa ngrohje kosovarët.
Është Sali Berisha që i shtrëngonte dorën Alimuçës e Sudes për të thënë më pas lekët tuaja janë 100 % të sigurta.

Është Sali Berisha që për 30 vite tha se nuk kishte takuar kurrë Enver Hoxhën, por më pas thoshte se shkonte në ditëlindjet e familjes Hoxha dhe kishte më shumë foto me anëtarë të byrosë sesa me familjen e tij.
Etj, etj.

Komploti i Iluminatit të Alfred Çakos është një shaka para Sali Berishës“.-shprehet Spiropali.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...