E bujshme! Zbulohet kush është tekniku i IT që nxori listën e pagave të shqiptarëve

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar se një teknik IT nga brenda Drejtorisë së Tatimeve nxori të dhënat që përmbanin listën e pagave të mbi 650.000 shqiptarëve.

Bëhet fjalë për shtetasin A.A., teknik IT i Tatimeve i punësuar me një kontratë provizore në mars të 2013.

Mësohet se shtetasi A.A. është transferuar formalisht si staf i AKSHI-t ashtu si çdo punonjës IT tjetër i punësuar pranë Ministrive të ndryshme. Edhe pse merrte rrogën nga AKSHI, A.A. vazhdonte funksionin e tij brenda zyrave në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe pikërisht këtu policia e koordinuar nga prokuroria e Tiranës sekuestroi kompjuterin e tij nga i cili nëpunësi i Tatimeve kishte shpërndarë database-n konfidenciale me të gjitha informacionet mbi rrogat e 650.000 shqiptarëve.

Prokuroria ka zbuluar se burimi i informacioneve të mbledhura nga A.A. ishte një kolege e tij, po ashtu nëpunëse e Tatimeve, e cila cdo muaj mblidhte informacionet mbi pagat e taksapaguesve shqiptarë për t’i shpërndarë në seli të ndryshme rajonale të Tatimeve.

Tekniku është marrë në pyetje nga Prokuroria, ku ka deklaruar se i ka grumbulluar këto të dhëna për qëllime studimore. Por policia ka zbuluar se pretendimi i tij nuk ishte i vertete. Nga prokuroria mësohet janë mbledhur prova reja që mund të zbardhin të gjithë ngjarjen./oranews

TE TJERA

spot_img