734 mijë euro/ Shihni si lëvizet paraja “e çmendur” tek llogaritë e Myslym Murrizit

Ish-deputeti Myslim Murrizi është vënë nën hetim pasi akuzohet për fshehje të pasurisë gjatë kohës kur ishte deputet.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se Drejtoria e Krimit Ekonomik ka vënë nën akuzë për fshehje të ardhurash e pastrim parash ish-deputetin, pasi akuzohet se nuk deklaroi një shumë prej 60 mijë eurosh.

Po ashtu, në kallëzimin e policisë ndaj ish- deputetit Myslim Murrizi, thuhet se ai dhe familjarët e tij, vetë ose përmes subjekteve që zotërojnë kanë kryer transaksione të shumta dhe të dyshimta në disa banka që operojnë në vend.

Mësohet se, për periudhën Dhjetor 2008 – Qershor 2021, natyra e transaksioneve të kryera në llogarinë e tij bankare në euro, është në disa lloje veprimesh bankare, si depozitime cash nga vetë shtetasi apo nga të tretë, kalime mes llogarive të shtetasi, kalime në favor të subjektit të administruar prej tij, ‘Murrizi 2009’ shpk dhe tërheqje Cash. Përkatësisht:

Më 15/01/2014 Mysli Murrizi ka kryer transferta 78 mijë euro në favor të subjektit T***për blerje makine.
-Në 6.10.2014, llogaria e tij është kredituar në vlerën 515 000 euro me përshkrimin, ‘Justiniani I’,kalim fondi për Myslim Murrizin, shpërndarje e plotë dividenti. Në të njëjtën datë, shtetasi Myslim Murrizi nga sasia e kredituar, në emër të tij ka tërhequr shumë prej 425 000 euro.

-Në 31.08.2016, llogaria e tij është kredituar në vlerën 11 000 euro, për Myslim Murrizin ja kalon si këst i fundit për blerje apartamenti.

2-Në në tjetër llogari bankare po në monedhën euro, për periudhën ( prill – Maj 2021), evidentohen të jenë kryer transaksionet e mëposhtme:

– Më 29.04.2021 Murrizi ka depozituar në cash shumën 10 mijë euro, dhe me pas ka transferuar në favor të shoqërisë A** S* A** me përshrkimin kalim pjesor, sipas kontratës shitje pasuri e luajtshme për blerje automjeti
– Më 04.05.2021 Myslim Murrizi ka përfituar një transfertë prej 30 mijë euro nga subjekti Murrizi 2009 shpk.

– Më datë 11 maj 2021 Murriz ka transferuar 30000 euro në favor të shoqërisë “A*S*A”, me përshkrim “Kalim përfundimtar sipas kontratës për blerje automjeti.
Shoqëria “Murrizi 2009” shpk është bërë klient i nje banke të nivelit te dytw që prej muajit nëntor 2016 dhe disponon dy llogari rrjedhëse në monedhat “lek” dhe “Euro”, ku përgjithësisht vihen re që transaksionet e kryera janë me natyrë biznesi dhe konsistojnë në:

depozitime cash nga shtetasit Besnik, Agron dhe Roland Murrizi; këmbime valutore; kalime nga/për të tretë me qëllim likuidim detyrimesh; shitblerja pasurish të paluajtshme; tërheqje në cash si dhe pagesa operacionale (si tarifa pastrimi, taksa etj). Nga tërësia e transaksioneve veçojmë se:

Në datë 12.12.2017, Murrizi ka kaluar në llogari të shoqërisë “Murrizi 2009” shpk shumën 20000 euro si ‘kalim ortaku’.
Në datë 21 tetor 2019, subjekti “Murrizi 2009” shpk ka kaluar 60000 euro në favor të shtetasit Myslim Murrizi, me përshkrimin “Murrizi 2009” shpk për Myslim Murrizi kthim kontribute të mëparshme’.

Në datë 4 maj 2021, llogaria në Euro është kredituar në vlerën 35000 euro nga shoqëria “V*R*” shpk me përshkrim “V*R*’ shpk për ‘Murrizi 2009’ shpk lik fat nr.71 dt.28.02.2021 shitje sipas situacionit”. Në të njëjtën datë, janë transferuar 30000 euro në favor të shtetasit Mylsim Murrizi, me përshkrimin ‘Murrizi 2009 shpk për Myslim Murrizi kthim kontribute të mëparshme’.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...