(video) Donaldit nuk i shqitet mendja nga Bora, i permendi emrin gabimisht pak me pare gjate spektaklit ‘live’

Një lapsuz Frojdan?

Donaldi sonte ka përmendur Borën në program, gabimisht. Momenti është kapur nga ndjekësit dhe faqen e ndryshme. Ai ka dashur t’i referohet Beniadës por mesa duket mendjen e ka pasur tërësisht diku tjetër.

Nderkohe, Donaldi sonte është vënë përballë një zgjedhjeje të vështirë. Ai sonte ka hapur kutinë e Pandorës, ku me këtë rast ka hapur dy zarfe, një të zi dhe një të bardhë, që nënkupton një lajm të mirë dhe një të keq.

Zarfi i bardhë i siguroi atij një udhëtim nëpër botë bashkë me Romeon, vëllaun e tij, pasi të përfundojë Big Brother.

Ndërsa me hapjen e zarfit të zi, ai duhet të dergojë në nominim tre persona nga banorët, ku mund të përfshinte edhe vetën.

Donaldi ka zgjedhur veten, Meridianin dhe Ilirin për të shkuar në televotim për spektaklin e ardhshëm. Gjithashtu Donaldi ka komentuar edhe mbi situaten mes Ilirit dhe Monikes.

Donaldi ka qenë ai i cili nuk po e pëlqen lojën e Ilirit dhe e ka parë gjest të ulët sjelljen e tij ndaj Monikës. Ai ndër të tjera tha se nuk e priste që Iliri ti thoshte asaj hipokrite.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...