Papa Francesco: Bëni fëmijë mos mbani qen e mace

“Nuk duhet të kemi frikë të zgjedhim rrugën e birësimit, të marrim ‘rrezikun’ e pranimit.

Shpresoj që institucionet të jenë gjithmonë të gatshme për të ndihmuar në këtë kuptim të birësimit, duke e marrë seriozisht por edhe duke thjeshtuar procesin e nevojshëm për realizimin e ëndrrës së shumë të vegjëlve që kanë nevojë për një familje dhe të shumë bashkëshortëve që duan të japin dashuri”, tha ai për audincën, duke vazhduar katekzën për Shën Jozefin.

Papa foli edhe për “dimrin demografik”: “Shumë çifte nuk kanë fëmijë sepse nuk duan, ose duan vetëm një dhe asnjë më shumë”, por kanë “qentë dhe macet që zënë vendin e fëmijëve”.

“Ky mohim i mëmësisë dhe atësisë të pakëson, të merr njerëzimin, qytetërimi bëhet më i vjetër pa njerëzim, sepse humbet pasuria e atësisë dhe mëmësisë. Dhe vuan vendi që nuk ka fëmijë”.

“I kërkoj Shën Jozefit – vazhdoi – bekimin për të zgjuar ndërgjegjet dhe për të menduar për këtë: të kesh fëmijë, amësia dhe atësia është plotësia e jetës së njeriut”.

Të kesh fëmijë ose të birësosh “është një rrezik, por më e rrezikshme është moslindja e tyre, mohimi i amësisë dhe atësisë”. “Një femër që nuk zhvillon ndjenjën e mëmësisë i mungon diçka”.

Në fund Papa Françesku nënvizoi se “jetojmë në një epokë jetimore”, “qytetërimi ynë është pak jetim, ne e ndjejmë këtë”. Papa kërkoi ndihmën e Shën Jozefit, “për të zgjidhur këtë ndjenjë që na dhemb kaq shumë sot”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...