Ngjela: Edi Rama është me Sali Berishën, sepse e di që amerikanët janë me Bashën

Avokati i njohur ka komentuar zhvillimet në Partinë Demokrati, teksa sot është afati i fundit i ultimatumit që Sali Berisha i vendosi Lulzim Bashës.

Spartak Ngjela e konsideroi një lëvizje klandestine atë së Sali Berishës, duke u shprehur se ish-kryeministri nuk është person juridik dhe nuk shkon më te selia blu, pasi ekziston mundësia e arrestimit.

Ngjela tha se deri më tani ish-kryeministri është toleruar nga shteti, duke u shprehur se Rama është me Berishën dhe është trembur nga përkrahja amerikane për Bashën.

“Berishës ia shpjeguan ligjin, e arrestonin në vend. Sepse person juridik është PD-ja. Në cilën strukturë ke marrë pjesë ti. Kongresi me cilin statut është. E di pse duhet të vejë në gjykatë statuti, po sikur të thotë atje parti naziste, kush do ta kontrollojë sikur të mos jetë gjykata.

Marrin ligjshmërinë e legjilacionit aktual. Cili është personi juridik? Më e bukura është që kanë bërë edhe një Kongres, edhe një referendum. PD e Bashës i shpalli emrat.

Ka një pyetje juridike? Cilët janë emrat, ata janë klandestinë. Çdo lëvizje klandestine, është o naziste, o komuniste, nuk është gjë tjetër. Ai pse i ka mësuar nuk shkon më”, tha Ngjela në “Pikat mbi I”.

Ngjela tha se kryeministri Rama është pozicionuar krah Sali Berishës pasi ka frikë nga Basha.

“Rama është me Berishën, e di që nuk ka vota”, u shpreh ndër të tjera Ngjela.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...