“Ka informacion për kërcënim fizik të Lulzim Bashës”, Hoxha zbardh raportin e frikshëm

Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të Gardës për ta vënë atë në mbrojtje të Lulzim Bashës.

 

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Manjani shkruan se Garda i shërben Republikës, jo politikës.

 

Sipas tij, punonjësit e Gardës që mbrojnë trupin e Lulzim Bashës, nuk janë nën urdhrin e ligjit, por të pushtetit, pasi pushteti ka vendosur që të tejkalojë fuqinë e ligjit për Gardën dhe të marrë nën mbrojtje trupin e Lulit.

 

Në reagimin e Manjanit ka ndërhyrë edhe gazetari investigativ Artan Hoxha. Hoxha shpjegon se Bashës i janë vënë 2 truproja shtesë pasi, shoqëruesi kryesor i kryedemokratit ka informuar me anë të një raporti se atij i rrezikohet jeta.

 

Hoxha shton se këta shoqërues të Gardës kanë për detyrë të mbrojnë fizikisht vetëm Lulzim Bashën, jo selinë e PD. Ai shkruan se çdo demokrat që kërkon të futet në seli, mund të hyjë qetësisht pasi 4 oficerët e Gardës nuk kanë detyrë të pengojnë askënd.

 

Komenti i Hoxhës

Thjeshte per info. Kryetarit ne detyre te PD-se, garda i ka vendosur 2 truproja, aq sa mbante dhe Rama kur ishte ne opozite, ose sa mban sot dhe kryetari i bashkise se Tiranes, Erion Veliaj.

 

Por per shkak te gjoja sulmit te bere para dy javesh, kur u tha se Berisha dhe mbeshtetesit e tij do mesynin PD-ne, shoqeruesi kryesor i Bashes i ka bere nje raport Gardes. Ne kete raport i behet e ditur gardes se ka informacion per kercenim fizik te Bashes dhe se dy truprojat e tij nuk e perballojne dot situaten. Ne keto kushte zotit Basha, Garda e Republikes i ka vene dhe 2 shoqerues shtese. Pra sot Basha ka 4 shoqerues te Gardes. Te cilet kane detyre te mbrojne fizikisht vetem Bashen jo te mbrojne seline e PD-se nga ndonje sulm.

 

Keshtu qe cdo demokrat qe kerkon te futet ne seli, te hy qetesisht sepse 4 oficeret e Gardes nuk kane detyre te pengojne askend…

TE TJERA

spot_img