HYRJELAJMEPOLITIKËFloriana Garo i kthehet Lulzim Bashës: E kupton që fundin e ke...

Floriana Garo i kthehet Lulzim Bashës: E kupton që fundin e ke …

Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës së fundit të Partisë Demokratike.

 

Përmes një postimi, Garo ka shpërthyer ndaj kreut demokrat Lulzim Basha duke e cilësuar të shkarkuar, të përbuzur dhe të braktisur.

 

Ajo gjithashtu shkruan se fundi i Bashës është afër dhe flet për Berishën me gjuhën e kryeministrit Edi Rama.

 

Reagimi i Floriana Garos:

Deputeti Brava e kupton qe numerimi se prapthi per te eshte afer fundit. I shkarkuar, i braktisur dhe i perbuzur nga demokratet deklaratat e tij ngjasojne gjithnje e me shume si dy pika uji me ato te deputetit Balla qe eshte dhe interlokutori i tij ne PS pas shkarkimit. Sot Lulzim Brava flet per Sali Berishen me gjuhen e langojve te Edi Rames sepse ne fakt ky eshte misioni i fundit qe i ka mbetur per te bere!

 

Por ne cdo rast ai mbetet nje version qesharak i pengmarresit te tij. Ne 8 vjet nderkohe qe Lulzim Brava shkelte mbi sakrificat e demokrateve per pazare me Ramen, shqiptaret nuk kane degjuar apo pare askend te luftoje dhe denoncoje narkoshtetin, narkotrafikantet dhe krimin e organizuar me shume se Sali Berisha!

 

Akoma me qesharake vjen akuza per pastrim parash kur ne fakt i vetmi politikan i akuzuar zyrtarisht per pastrim parash eshte vete Lulzim Brava per pagesa deri ne 800 mije dollare! Eshte kjo dosje bashke me Toyota Yaris te cilet e kane lene peng te Edi Rama! Eshte mega afera e Portit te Durresit pazar-karremi qe e ben ti ku dervihet vullnetit te demokrateve.

 

Sa per takimin e shoqates Basha- Bardhi, nuk ka Gaztor qe mund te shpjegoje se si ne nje salle me 1950 karrike qenkan ulur 5004 delegate! Ne fakt kjo eshte dhe nje nga aresyet perse shqiptaret nuk kane asnje besim qe voten e tyre te lire mund ta garantoje dikush qe genjen dhe manipulon me ze dhe figure voten e demokrateve! Por ne pak dite Shqiperia dhe Partia Demokratike do te ndahen nga opozita e deshtuar e korruptuar dhe e kapur e Lulzim Braves! Nuk ka bunker, brave apo shul qe do mund te pengoje vullnetin e demokrateve per t’a cliruar opoziten nga pazaret dhe pengjet”, shkruan Garo.

TE TJERA

spot_img