E infektuar me COVID, Armina tregon si po i kalon ditët e vështira: Me dhimbje trupi

Blogerja e njohur Armina Mevlani ndau dje lajmin se ishte infektuar me COVID dhe se ndodhej e izoluar në shtëpi prej 6 ditësh.

Mes fotosh dhe videosh ajo u ka dhënë këshilla ndjekësve se si duhet ta kalojnë këtë periudhë dhe se çfarë po bën ajo në këto ditë të vështira.

“Unë nuk e kisha kaluar ndonjëherë Covid-in në gjithë këtë pandemi, pavarësisht se jam takuar me njerëz pozitivë, me familjarë, kam udhëtuar shumë, por çuditërisht e mora tani. Simptomat e mia kanë qenë, ditën e parë kisha shumë temperaturë 39, gjatë natës 38 e gjatë ditës 37.

Dhimbjet e trupit më bezdisin më shumë. Me energjinë nuk jam keq. Kjo është situata dita e 6, po pi shumë vitamina, aspirinë. Nuk ja kam ngjitur askujt”,- tha ajo.

TE TJERA

spot_img