Ç’do të ndodhë me PD-në? Mbaron sot ultimatumi i Berishës për Bashën

Sot mbaron afati që Grupi i Rithemelimit të PD, i udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha, i dha Lulzim Basha pë të liruar selinë blu.

Përmes një deklarate publike disa ditë më parë nga selia blu i ashtuquajturi Grupi i Rithemelimit të PD, i komunikoi Lulzim Bashës vendimin e më shumë 43 mijë demokratëve që e shkarkuan atë me votë dhe kërkoi prej tij që në datë 5 janar të lironte zyrën dhe të merrte “plaçkat”, shkruan newsbomb.al.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha është shprehur i prerë. “PD-ja është e demokratëve dhe e të gjithë shqiptarëve, dhe nuk mund të përdoret për interesat personale të Sali Berishës”ka thënë ai.

Ndërsa ditën e djeshme ka pasur një përplasje virtuale mes Komisionit të Rithemelimit dhe PD të Bashës. Komisioni i Rithemelimit tha se Basha Partinë Demokratike po e kthen në një bunkier.

“Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjetër të izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegate dhe 43 385 anëtarë që firmosen shkarkimin e tij ai ka vendosur në prag të protestes paqësore të demokratëve ta kthejë shtëpinë e tyre në bunkerin e vetmisë dhe pazareve të tij.

Kështu, në një akt turpi dhe paniku të denjë vetëm për një apartcik të marrë peng ai ndërron brava dhe po vendos dyer të blinduara për të shndërruar shtëpinë e demokratve, selinë e Partise Demokratike, në bunkerin e tij privat.

Me këtë rast i kujtojmë Lulzim Bravës që mendon se me dyer dhe brava do të mposhtë shumicën dhe pluralizmin në Shqipëri se ata që shembën regjimin me gjakatar në ‘90 nuk do të lejojnë kurrë asnjë derë brave, hekur apo shul të mbajë peng vullnetin e tyre të shprehur përmes votës së lirë.

Partia Demokratike ka lindur si shtëpi e lirisë dhe e tillë do të vijojë të mbetet, kurse Lulzim Pengu së bashku me pengmarrësin e tij do kene fatin e atyre që bunkerizuan Shqipërinë” thuhej në deklaratën e koimisionit të Rithemelimit.

Ndërsa mrnjëhrë pati përgjigje edhe nga Basha, i cili tha se PD nuk do kthehet në bunkier që të strehohet Berisha.

“Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA, dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij – Partisë Demokratike, me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për tu mbrojtur”, shkruajti Lulzim Basha, kryetari aktual i PD.

Kujtojmë që Berisha ka njoftuar protestë më 8 janar, kundër atij që e quajnë “bunkerizimit dhe personalizimit të partisë prej kryetarit Lulzim Basha”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...