Përveç moderatores nga Kosova, zbulohen edhe dy banorët e tjerë që do hynë sot në ‘BBV’! Këngëtarja shqiptare dhe një sportist kampion

Reality-show, “Big Brother Albania VIP” tashmë është kthyer në një ndër emisionet me të shikuara në trojet shqiptare, madje duke u bërë edhe temë diskutimi në shoqërinë tonë.

Sonte në natën e spektaklit pritet të merret vendimi për shtyrjen e finales deri më 18 shkurt, e jo siç ishte paraparë të ishte në javën e dytë të janarit.

Ndërsa në media rozë është përfolur se do të jenë tri hyrje të reja në shtëpi, ditën e djeshme u bë i ditur edhe emri i njëres prej tre banorëve që do të hyjë sonte e që është moderatorja kosovare, Egzona Rafuna.

Faqja e njohur në rrjetin social “Instagram”, ‘Vipat e Bllokut’ kanë publikuar edhe emrat e dy banorëve të tjerë që do të hynë sonte në ‘BBV.

Banori i dytë që do të hyjë është Genajd Shypheja i cili është me profesion tenist, ndërsa emri i dytë është këngëtarja, Xheisara Frisku.

Kujtojmë se finalja e ‘BBV’ nga 14 janari është shtyrë për në 18 shkurt, por nuk është për t’u habitur nëse ndodh të shtyhet edhe më një muaj tjetër.

TE TJERA

spot_img