Ou…!!! Balla merr në mbrojtje Bashën: Berisha i ka mbyllur punët me PD-në

Taulant Balla vazhdon të flasë me të njëjtën gjuhë si Lulzim Basha, pasi të dy në të njëjtën ditë kërkuan nga SPAK që të hetojë Sali Berishën, vjen një tjetër qëndrim i Ballës në favor të Lulzim Bashës.

Duke folur për televizionin Top Channel, Balla lë të nënkuptohet se Sali Berisha i ka mbyllur punët me PD-në.

“Partneriteti i Shqipërisë me SHBA është shumë herë më i rëndësishëm se interesat personale të një individi, qoftë ky edhe një ish-kryeministër, apo ish-president apo ish-kryetar i Partisë Demokratike”, tha Balla.

Pas takimit të fshehtë me Lulzim Bashën dhe Erion Veliajn te hoteli i Irfan Hysenbelliut, duket se Balla ka filluar të luajë me rolin e dakordësuar me Bashën, duke deklaruar se Berisha nuk ka më vend në PD.

TE TJERA

spot_img